Valon Syla

Vendimi i Kushtetueses, Syla: Ju paska thonë Kurti partisë që mos me reagu për rrymën në veri se bohet e madhe

Pas konfirmim të Gjykatës Kushtetuese që Zyra e Rregullatorit të Energjisë është e detyruar 40 milionë euro t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës, ka reaguar gazetari Valon Syla.

Syla akuzoi kryeministrin Kurti se urdhëroi anëtarët e partisë së tij që të mos reagojnë për rrymën në veri.

Lidhur me vendimin, Syla ka bërë një falënderim të veçantë për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani.

Postimi i plotë:

Ju paska thonë Albin Kurti partisë që mos me reagu për rrymën në veri se bohet e madhe… ma mirë shukatni mos të merret vesh kjo punë… sepse e mshefin që kundërligjshëm u plaçkitën konsumatorët kosovavrë në Kosovë rreth 40 milionë euro të buta, përveç që çmimi i energjisë elektrike në Kosovë sot kushton aq sa në Paris e Bruksel… mbi 20 euro për kilovat orë…

E keni lypë Vetëvendosjen. Nginu tash se e meritoni rrast me ju rrjep, me ju rrejt, me ju mashtru, e ju si papaka apet me dale e me mbrojtë.

Faleminderit për Gjykatën Kushtetuese. Dhe një faleminderim i veçantë shkon për Gjykatësen Gresa Caka Nimani.

VIDEO BONUS: ​“250 euro s’mjaftojnë për mbijetesë”, protestojnë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit të UP-së