Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë deri më 29 maj dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re.
Me këtë vendim, nesër nuk do të ketë seancë të Kuvendit për votimin e qeverisë së re.
Ky vendim ka bërë që edhe Lëvizja Vetëvendosje ta pezullojë protestën e paralajmëruar për nesër.
Megjithatë, në deklarata publike anëtarët e VV-së asnjëherë nuk pranuan që ata janë organizatorë të protestës. Ndërkohë, një njoftim i Vlora Haxhimehmetit e nxjerrë zbuluar këtë subjekt, pasi që prap organizimit ishte pikërisht VV-ja, shkruan Ballkani.info.
“Tash disa javë është bërë presion i madh nga aktivistët e qytetarët për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidimos dje, pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme më 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht e shtynë protestën”, thekson Haxhimehmedi. /Ballkani.info/








