Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, pas vendimit të Bashkimit Evropian që vendosi t’i njoh pasaportat e Serbisë që lëshohen për serbët e Kosovës, e ka vlerësuar këtë si “suksesin” e radhës të Qeverisë Kurti.
Miftaraj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kërkuar të dijë se kush mbetet fajtor në këtë çështje.
“Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave ndaj shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë. Suksesi i radhës nga Albin Kurti, Donike Gervalla, Besnik Bislimi. Gjykata Kushtetuese mbase edhe këtu ka faj”.
“Tallava kryeministër, tallava Qeveri”, ka shkruar Miftaraj.







