Vendimet qesharake të Qeverisë Kurti: Nuk keni të drejtë të ‘preni pare’

Qeveria Kurti me vendimin e fundit rreth veprimtarive ekonomike, ka ndaluar prerjen e monedhave në Kosovë duke bërë që edhe kjo veprimtari të futet në listën e kuqe dhe nuk lejohet që të lëvizin lirshëm jashtë shtëpisë. 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar listën e re të bizneseve me NACE kode që do të lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre edhe atyre bizneseve që nuk u lejohet veprimtaria, gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.

Përveç kufizimit të lëvizjeve, aty janë përfshirë edhe se cila veprimtari kanë apo nuk kanë drejtë të punojnë gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.

“Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS.

Sipas kësaj liste veprimtaritë si zhvillimi i projekteve të ndërtimit dhe ndërtimi i banesave, NUK kanë drejtë të veprimtarisë së tyre. Në këtë listë është futur edhe prerja e monedhave.

Kjo veprimtari ekonomike është listuar me numër 3211, në librin e klasifikimit të veprimtarive ekomomike.

Për shumë qytetarë, futja e kësaj veprimtarie në listë ka qenë shumë e çuditshme, madje në rrjetet sociale kanë filluar edhe shakat.