Shqipëri

Vendi ku u zhvillua “lufta” mes Kaçifës dhe forcave RENEA

Këto janë disa nga pamjet e vendit ku ditën e djeshme forcat speciale RENEA janë përplasur me armë me shtetasin grek Kostandino Kaçifa, i cili mbeti i vdekur nga plumbat e policisë shqiptare pas refuzimit për t’u dorëzuar.

35 vjeçari ishte fshehur pas kësaj godine që shërbente si depo uji. Kaçifas ka qëlluar prej kësaj zone mbi policinë dge më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit ka vdekur.

Këtë të hënë duket se ngjarja ka marrë një tjetër dimension. Tensionet qëndrojnë ende të larta mes dy vendeve ndërsa kur banorët pyeten për rastin, shumica e tyre nuk duan të flasin. Shumë banorë të fshatit Bularat në Gjirokastër shprehen se 35 vjeçari duhej kapur, por jo të vritej.