Klubi gjakovar

Vëllaznimi nesër i kthehet stërvitjeve

Skuadra e Vëllaznimit nuk i ka fare punët mirë në këtë fillim të kampionatit.

Klubi gjakovar është kapur nga një krizë e madhe financiare.

Tashmë futbollistët e kësaj skuadre kanë hyrë në bojkot duke mos bërë as stërvitje në javën e fundit.

Por faqja e Vëllaznimit ka dhënë një lajm pozitiv gjatë ditës së sotme.

Aty shkruhet se futbollistët nesër do të rifillojnë stërvitjen nga ora 16:00.

loading…