Vëllau i Unikkatilit i përgjigjet Dudës: Nuk na han për skrraja

Reperi gjilanas Duda sot krijoi lajm me paralajmërimin që bëri ndaj Unikkatil-it i cili nesër do të performojë në Gjilan.

Duda tha se për performancë në qytetin e tij duhet ‘leje’ nga ai teksa nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i parë.

Vetë vëllai i Unikkatil, Mentori përmes një postimi në Instagram ka pasur mesazh të qartë për fansat.

‘Tu u kthy prej Gilanit. Veq po du fansat me ditë që kërkujt prej neve nuk i han për skrraja t’hamamit që po folin’ – është shprehur në postimin e bërë.

Kujtojmë se Unikkatil theu akullin dhe për herë të parë paralajmëroi dy koncerte në diskoteka, me 8 Gusht në Gjilan dhe një ditë pas në Pejë.

loading…