Vëllau i kandidates së VV’së e quan tru-thatë Xhelal Sveçlën: Është prej më të padijshmëve në Vetëvendosje

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Arjeta Fejza është kandidate për deputete e Vetëvendosjes nga Mitrovica, por që duket se ajo nuk e ka të gjithë familjen e saj në përkrahje të Vetëvendosjes.

Kjo pasi që vëllau i saj Rejhan (Rik) Fejza vazhdimisht ka sulmuar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes statuse në ndryshme në rrjete sociale.

Ai përmes një postimi para pak muajsh Xhelal Sveçlën, njërin nga personat më të besueshëm të Albin Kurtit, e quante tru-thatë dhe person të padijshëm.

Për veprime të ngjashme kundër Lëvizjes Vetëvendosje, Rejhan Fejzën dhe një grup tê përkrahësve nga fshati i tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovic, Faruk Mujka në vitin 2018 kishte thënë se i kishte dërguar në komision disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta statutore dhe disa sjelljeve në kundërshtim me vlerat etike dhe morale.

Mirëpo, të kundërtën e tij e kishte thënë Hysni Hasani, kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Kçiq, i cili kishte deklaruar se ai dhe 50 anëtarë (përfshirë edhe Rejhan Fejzën) kishin dhënë dorëheqje nga VV, duke paraqitur edhe listën me nënshkrime të personave të dorëhequr.

Rejhan Fejza ishte prej aktivistëve të parë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, por vazhdimisht kishte pasur përplasje me kryetarin e tanishëm të kësaj partie, Faruk Mujka.