Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Siç ka mësuar Nacionale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbi dozes.

Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.