Sot rreth orës 18:00, policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, forca të shumta të Policisë së Kosovës shihen në vendin e ngjarjes.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhëndësja policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.