Vëllai i tij i quajti “prostituta politike” zyrtarët e LDK-së, reagon Xhafer Tahiri

Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, më nuk është pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes që Këshilli i LDK-së, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, ka reaguar vëllai i Xhafer Tahirit, Ahmet Tahiri.

Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, LDK-në e ka quajturë “prostitutë politike”, shkruan Ballkani.info.

E duket se edhe Xhaferi edhe Ahmeti i kanë rënë pishman.

Xhafer Tahiri sot e ka publikuar një reagim në Facebook që ndërlidhet me qëndrimin e vëllait të tij, Ahmetit.

“Të dashur miq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia ime e vetme politike. Kryetar i Rinisë së LDK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës e tani Kryetar Komune, vetëm bashkë me LDK, ky është nderi më i madh për mua! Unë jam anëtar i organit më të lartë statutar të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm.
Procesi i fundit zgjedhor në LDK sidomos avancimi i pozitës së femrës është synim edhe i imi si prind i 3 vajzave. Asnjë zv ministër i klanit pronto dhe asnjë tjetër i klanit pronto nuk më largon e nuk më idhnon me strukturat e LDK-së. Veq lodhni! Kemi fituar bashkë në Vushtrri, do të fitojmë tani bashkë në krejt Kosovën. ✌️✌️✌️”, ka shkruar Tahiri.

Këtë postim e ka shpërndarë në Facebook edhe Ahmet Tahiri, ai që LDK-në e quajti “prostitutë”.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

loading…