Vëllai i të arrestuarit në Viti: Erdhi me mua ishte në gjendje të dehur

Vëllai i të arrestuarit në Viti, Mehdi Peposhi, ka thënë se folur për momentin kur familjari i tij u prangos nga policia.

Ai për Klan Kosovën ka thënë se vëllai i tij i kishte thënë para të votonte që të ishte i qetë gjatë këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

“Këtu kemi ardhur prej Prizreni edhe ai me mua ka ardhur për të votuar, ai ka hyrë për të votuar dhe ka qenë nën ndikimin e alkoolit më pas nuk e kam parë, sepse policia reagoi me atë të drejtën e vet”.

“Ai erdh me mua, dhe më tha të hyjë qetë dhe të votojë, sepse vota është votë. Unë hyra të votojë dhe më pas ai hyri pas meje, dhe tjetër nuk di çfarë të them”,ka thënë Peposhi.