Vëllai i futbollistes Florijana Ismaili, me pak shpresa: Dyshojmë së është në fund të liqenit

Edhe të hënë nuk është gjetur futbollistja shqiptare e Zvicrës, Florijana Ismaili edhe pse po kërkohet me të gjitha forcat. Të afërmit e të zhdukurës janë gjithnjë e më të dëshpëruar.

Shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon, edhe pse ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim në Liqenin e Como për Florijana Ismailin.

Që prej të shtunës, futbollistja, i cili është nën kontratë me Young Boys ka humbur.

Së bashku me një shoqe, Ismaili ishte në një barkë me motor mbi liqe, kur u hodh në ujë të ftohtë, dhe që atëherë 24-vjeçarja nuk është rishfaqur.

Që atëherë, çdo gjurmë e saj mungon. Në pikën ku Ismaili u hodh, liqeni ka thellësi deri në 200 metra.

Edhe një robot zhytës është angazhuar për të ndihmuar në pjesën e poshtme të liqenit në këtë thellësi. Një ekip specialistësh po ashtu kanë ardhur nga Milano.

Në Como kanë arritur edhe familjarët e lojtares së zhdukur. Dëshpërimi i tyre është i madh pas gjithë këtyre orëve.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana gjendet në fund të liqenit”, ka thënë për Blick vëllai i futbollistes.

Nëse është e nevojshme, forcat do të vazhdojnë të kërkojnë Ismailin për javë të tëra.

Ata mund të detyrohen t’i ndërpresin kërkimet shkaku i motit.

Stuhi dhe erërat e forta priten në Liqenin e Comos. Pritja mund të zgjasë edhe më gjatë.