Carlos Vela theu heshtjen për zërat që e lidhnin me Barcelonën, duke konfirmuar se ka patur bisedime me klubin katalan.
Sulmuesi meksikan i Los Angeles tha se është e vështirë të refuzosh një klub të madh si Barcelona dhe se një interesim i tyre shpërblen punën që ka bërë në fushë.
29-vjeçari la të kuptojë se dështimi i transferimit të tij te katalanët erdhi pasi dy klubet nuk arritën një akord, që detyroi më pas Barcelonën të afronte Boateng.
Gjithsesi Vela tha se ka treguar vlerat e tij në Spanjë me Real Sociedadin dhe se është gjithashtu i lumtur edhe që vesh fanellën e Los Angeles.







