Blerim Vela ka konfirmuar se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes.

Vela në një postim në X shkruan se ishte nder dhe privilegj të shërbente në Presidencë.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes. Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin”, shkruan ai. 

Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes.

Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar.

Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes.

1/2 pic.twitter.com/PByFdd2Jz4

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 30, 2023