Vela i reagon Petkoviqit: E di mirë ti ku janë kufijtë e Kosovës nga kërkesat që i bën për vizita

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq ka reaguar i “nervozuar” me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik me kufijtë ekzistues që i dijë ku janë.

Pas kësaj, Petkoviq reagoi me retorikën e Beografit që jashtë realitetit duke menduar se “kufijë e Kosovës janë të Serbisë”.

Por Vela përmes një postimi në Twitter i tha Petkoviqit se ”i dinë kufijë kur bën kërkesa për vizita.

”Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve Kosovës”, ka shkruar Vela.