Spanjë

Vela e ngacmon Vuçiqin “Hvala Aco” – e njohu Kosovën si një nga 47 shtetet pjesëmarrëse në Granadë

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shkruar sot se në faqen e presidentit të Serbisë, në njoftimin për pjesëmarrjen e Serbisë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, njihet Kosova si një shtet i pavarur që gjithashtu ka marrë pjesë aty.

Vela ka thënë se është e vërtetë që Kosova ishte një nga 47 shtetet që ka marrë pjesë në takimin e KPE në Granada

“Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit”, ka shkruar Vela.

Ai në fund e ka ngacuar Vuçiqin duke e shkruar “Hvala Aco”.