Vedat Muriqi është larguar nga ndeshja ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi kosovar e la ndeshjen për shkak të një lëndim.

Sulmuesi, i cili u rikthye sot në formacionin startues pasi humbi ndeshjen në Mestalla për shkak të disa shqetësimeve që po përjetonte, nuk arriti të përfundonte pjesën e parë.

Ai duhej të kërkonte ndihmë mjekësore dhe më pas u zëvendësua nga kanadezi Cyle Larin.