Vedat Muriqi fillon me stërvitjet te Mallorca

Vedat Muriqi ka nisur stërvitjet me Mallorcan.

Ditë më parë, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.

Dhe, Muriqi sot ka filluar me stërvitjet pasi edhe Mallorca u rikthye nga turneu para-sezonal në Austri.

“Në shtëpi”, shkroi faqja zyrtare e klubit, teksa publikoi edhe disa fotografi nga seanca stërvitore.

Kujtojmë se 28-vjeçari la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni që kaloi te Mallorca, si i huazuar nga Lazio. Përveçse nga klubi, sulmuesi gëzon respekt dhe dashuri të madhe nga tifozët.

Reprezentuesi i Kosovës regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën.