Vedat Bajrami flet për ndarjen e “Stupcave”: YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, jemi akoma aksionarë

Ndarja e grupit “Stupcat” bëri bujë të madhe në publik duke qenë se ishin shumë të pëlqyer nga publiku.

Njoftimi për rikthimin në skenë bëri që të ketë kundërshtime nga një ish-anëtar i këtij grupi.

Osman Azemi menjëherë pas kësaj bëri një reagim në rrjete sociale duke theksuar se “Stupcat” nuk do të kthehen më, por do të mbetën në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare.

Së fundmi, Vedati në një bisedë me Fis Junikun në Big Brother VIP Kosova ka dhënë disa detaje për ndarjen e tyre.

Ai thekson se secili ka të drejtën e tij të zhvillojë një karrierë vetëm, por që zyrtarisht janë akoma të tre aksionarë në YouTube.

Osmani ia ka nisur të punojë vetë i pari edhe kemi pauzuar një kohë. Nuk kemi dashur të bëjmë diçka. YouTube-n e gëzojmë të tre bashkë, të tre jemi aksionarë. Zyrtarisht nuk kemi ndarë asgjë edhe unë e Mensuri i kemi bërë këto skeçet e vitit të ri se gjynah është që ta lëmë se publiku na njeh”, tha ai.

Ne privatisht me asnjërin nuk kemi pasur kurrë asgjë. Po faktorë tjerë, dikush dëshiron të ndihet vetë më i saktë më i sigurtë, dëshiron që ta bëjë vetë karrierën, është e drejta e secilit. Por ndërkohë derisa ec vet nuk mund ta mbysësh një emër ose një karrierë”, vazhdoi më tej artisti.

Në BBVK, Vedati duhet theksuar se është njëri nga banorët pretendent për të fituar këtë edicion. /Telegrafi/