“Veçer”: Rusia, arsyeja që BE-ja po kujdeset përsëri për Ballkanin Perëndimor

Gazeta sllovene “Veçer” vlerëson me rastin e takimit mbi Ballkanin Perëndimor në Berlin, se parandalimi i ndikimit në rritje të Rusisë është në fakt arsyeja që Bashkimi Evropian “filloi papritmas” të kujdeset për rajonin.

Bashkimi Evropian ka një “histori të harruar” në Ballkan, luftërat në rajon ishin një çështje për NATO-n dhe jo BE-në, shkruan gazeta sllovene dhe ngre çështjen e asaj që ka ndryshuar, transmeton KosovaPress.

Gazeta e Mariborit në artikullin me titull “Ballkani evropian” shkruan se Rusia dhe Kina kanë filluar rrugën drejt kontinentit të vjetër, ndërkohë që SHBA duket se ka hequr dorë prej saj.

Në këtë kontekst, “Veçer” kujton ndryshime të tjera në kontinentin evropian, të tilla si bashkimi rus i Krimesë, shfaqja e Turqisë si një forcë e re dhe një krizë emigrimi.

Edhe pse kontesti midis Beogradit dhe Prishtinës në qendër të samitit të Berlinit, i organizuar me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ky takim, sipas gazetës, është me rëndësi më të madhe.

“Serbia dhe Kosova nuk janë të vetmet vende që tronditin Ballkanin. Maqedonia Veriore është si bure baruti. Mali i Zi, si dhe Serbia, po ballafaqohet me protesta antiqeveritare, Kroacia është relativisht e paqëndrueshme para zgjedhjeve të vjeshtës dhe BeH as që përmendet… “, shkruan “Veçer”.

Gazeta konstaton se BE-ja ende nuk e di se çfarë të bëjë me Ballkanin.

“Nga njëra anë, kanë frikë nga paqëndrueshmëria dhe nga ana tjetër e zgjerimit, duke pasur parasysh rritjen e së drejtës radikale. Në të ardhmen e afërt, nuk do të ketë vendim, por sigurisht jo para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian”, përfundon “Veçer”.