Vdiq një 35-vjeçar në Vlorë pasi ra në kontakt me rrymën

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Tragjas të Vlorës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike rreth orës 14:50.

Viktima ndërsa po punonte me makinerinë bujqësore autokombajnë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë.

Ai humbi jetën pasi u dërgua në spital./TCh