Vdiq nga pasojat e COVID-it veterani i UÇK-së, mësuesi Haki Javori

Ka vdekur në moshën 62-vjeçare, mësuesi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Javori nga Llozica e Malishevës.

Lajmi e ka bërë të ditur OVL UÇK, dega në Malishevë.

“Sapo me njoftuan se paska ndrruar jetë edhe Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haki Javori i lindur me 26/09/1959 nga fshati Llozicë, Komuna Malishevë. Varrimi do të behet ne ora 18:00 ne vendlindje – fshatin Llozicë! Ngushllime Familjes Javori!”OVL e UÇK-së dega Malishevë

Merret vesh se Javori ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Javori ka qenë mësues i klasës së katërt në SHFMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në fshatin Llazicë dhe vdekja e tij pak ditë para fillimit të vitit shkollor, sipas drejtorit të kësaj shkolle Fadil Javori, i ka prekur thellë nxënësit, dhe personelin shkollor.

“Lajmin e pritëm me trishtim të thellë”, ka thënë drejtori Javori.

Image