Vdiq në aksident 19-vjeçari, familja Misini nga Vitia falë gjakun e djalit të tyre

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, kishte ndodhur mbrëmjen e së martës së 2 prillit në fshatin Dobresh të Vitisë, ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën.

Por, tash kur kanë kaluar rreth një javën nga ky aksident, familja Misini i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Bajrami nga Smira e Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre.

“Sonte në xhaminë e fshatit Drobesh, familja Misini i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Bajrami nga Smira e Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre. Një anëtar i kësaj të fundit, në natën e 2 prillit të këtij viti, duke lëvizur në relacionin Smirë-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh afër vendkalimit të këmbësorëve godet motoçikletën që po e drejtonte 19-vjeçari, goditje kjo që për të riun ishe fatale”, thuhet në njoftimin që është bërë.