Vdes Zenel Bucolli, LVV : Ai ishte qytetar i ndershëm dhe i respektuar nga të gjithë

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka njoftuar se është ndarë nga jeta Zenel Bucolli.

Njoftimi i plotë i LVV-së në Drenas:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e bacës Zenel Bucolli, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mbështetës i Albin Kurtit që nga fushata kundër

Eksterritorialitetit (formimit të Enklavave me shumicë serbe).

Bacën Zenel, do t’a kujtojmë çdoherë si njeriun më të mirë e të dashur për të gjithë. Ai nuk u ndal për asnjë moment dhe ishte njeriu që frymëzonte të rinjtë për të qenë pjesë aktive e proceseve të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ne do t’a mbajmë në mendje si një qytetar i ndershëm dhe i respektuar nga të gjithë.

Ngushëllime familjes Bucolli, miqëve të afërmëve dhe gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Drenas