Trajneri i njohur shqiptar, Viron Toska, nuk ka arritur që t’i bëjë ballë koronavirusit. Ai vdiq sot pas disa javësh qëndrim i në intubim.

COVID-19 po vazhdon të jetë fatal dhe kësaj radhe si pasojë e tij ka vdekur trajneri i njohur shqiptar, Viron Toska.

Toska kishte qëndruar disa javë në intubim sipas asaj që raportohet nga Top Channel.

Ai ka drejtuar klubin e basketbollit të femrave, “Flamurtari”, gjatë karrierës ka arkëtuar 14 tituj kampioni në veçanti dhe 47 sosh në përgjithësi.

Ai ka drejtuar ekipin nga Vlora që nga viti 2002, ndërsa ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare.