Vdes shtatëzëna nga koronavirusi, bashkëshorti jep detaje

Një grua shtatëzënë nga Shqipëria me vendbanim në Tiranë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Emanuela Dalipi ka vdekur të hënën në Infentivë në Tiranë. Artenisi, bashkshorti i saj thotë mjekët kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë 28-vjeçaren.

Ai thkeson se Emanuela nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjën që kishte në bark para kohe nga jeta.

“Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër…Vajza e tezes u vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, u shpreh ai”, tha ai për mediat në Shqipëri.

Kujtojmë, që në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 694 qytetarë nga 2,560 testime të kryera në total.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinën 14-ditore (prej ditës së djeshme të shëruarit nuk numërohen me më tampon), duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.