Vdes shoferi i njërës veturë së aksidentuar mbrëmë në Runik të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Runik. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar  dy drejtuesit  e automjeteve  si dhe tre pasagjeret. Dy nga të  lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Ndërsa sot në ora 03:18 të datës 18 janar 2020, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F .I., 41 vjeçar,  nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.