Fadil Xhekaj

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së në Drenas

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Xhekaj.

Xhekaj tash e një kohë po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë kohës së luftës, Xhekaj ishte epror i komandës së batalionit të dytë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, në zonën operative të Drenicës.