Vdes personi i gjashtë nga një sëmundje misterioze e mushkonjave në ShBA

Një person ka vdekur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara për shkak të një sëmundjeje misterioze të mushkonjave, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të njerëzve të vdekur nga kjo sëmundje në tërë vendin.

Departamenti i Shëndetit Publik njoftoi të hënën se viktima është personi i dhjetë që është infektuar me këtë sëmundje vetëm në shtetin e Masaçusetsit.

Sëmundja e njohur me emrin encefalitis është shumë e rrallë, por mund të jetë fatale dhe shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Zakonisht, pesë deri dhjetë njerëz sëmurën çdo vit, ndërsa rreth 30 për qind e rasteve përfundojnë me vdekje.

“Ne po vazhdojmë ta theksojmë nevojën që njerëzit ta mbrojnë veten nga pickimi i mushkonjave”, tha Monica Bharel, komisionere e shëndetit publik në Masaçusets.

Kjo sëmundje mund të shkaktojë të ënjtura të trurit, por paraprihet nga simptomat e ngjashme me ato të gripit, si temperatura e lartë dhe vjellja.

Zyrtarët rekomandojnë që njerëzit të mbrohen nga pickimi i mushkonjave duke mos dalë në mjedis të jashtëm pasi të perëndojë dielli, shkruan “CNN”.

loading…