Vdes pas operacionit për ngritjen e vitheve

Një grua britanike ka ndërruar jetë pasi ka realizuar ndërhyrje kirurgjike për ngritjen e vitheve, e njohur si “ngritja braziliane e vitheve”, raporton BBC.

Nga Asociacioni Britanik i Kirurgjisë Plastike kanë bërë të ditur se kjo është një nga procedurat më të rrezikshme kozmetike.

Kjo është vdekja e dytë që është regjistruar nga ky asociacion këtë vit.

Megjithatë, shumë persona janë duke rrezikuar jetën duke kërkuar të realizojnë këtë procedurë shumë të kushtueshme nëpër vende që ofrojnë çmim të ulet.

Ngritja braziliane e vitheve është një procedure kozmetike ku merret dhjami nga pjesë të ndryshme të trupit dhe injektohet në vithe.