Një punonjës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Bashkim Qollopeku ishte punonjës në QKMF dhe i njëjti ishte infektuar me koronavirus.
Vdekjen e tij për lajmin e ka konfirmuar edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu.
“Nga data 20.10.2020 është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19. Ishte i shtrirë në Spiralin Rajonal të Prizrenit dhe ka qenë i intubuar”, tha Shehu.








