Vdes një person nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.