Prizren

Vdes një person në spitalin e Prizrenit, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll

Një person ka vdekur në spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, viktima derisa ishte duke luajtur futboll, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Ai është dërguar në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, njofton policia.