Policia e Kosovës ka informuar se një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës.

Viktima fillimisht kishte kërkuar ndihmë tek një pompë e derivateve ku kishte treguar se nuk po ndjehet mirë, pas kësaj autoambulanca ka ardhur dhe e ka dërguar në QKUK.

Por, me të mbërritur në QKUK personi ka vdekur.

Prokurori po e heton rastin si vdekje e dyshimte dhe trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.