deçan

Vdes një person në Deçan

Një person në Deçan ka ndërruar jetë.

Viktima gjersa ishte duke punuar, papritmas ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në rrugë.

Ai është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.