Një pacient 66-vjeçar me COVID-19 nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT.
Viktima ishte i shtruar prej një jave në spital dhe ishte në gjendje të rëndë.
Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.







