Tirane

Vdes një grua nga koronavirusi në Shqipëri

Një 70 vjeçare e infektuar me koronavirus ka ndërrur jetë sot në spitalin e Tiranës.

Fatkeqësisht ajo e ka humbur betejën me virusin, ndërsa pritet që vdekja e saj të përditësohet dhe raportohet zyrtarisht edhe nga Ministria e Shëndetësisë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkaq i infektuar ka qenë edhe bashkëshorti i saj, por i njëjti ia ka dalë ta fitojë betejën me koronavirusin dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe ishte intubuar para pak ditësh.