Vdes një grua në Spitalin e Pejës, ishte goditur nga vetura

Një grua ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi ishte goditur nga një veturë më 27 maj në fshatin Novosellë të Pejës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.