Vdes një grua në Prishtinë, burri i saj akuzon mjekët se nuk ia vunë stendat fare

Bashkëshorti i saj e ka paraqitur rastin në Polici.

“Ankuesi ka raportuar se gruaja e tij kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.