Vdes nga koronavirusi punëtori i Urgjencës së Prishtinës, Fadil Bajrami

Fadil Bajrami, punëtor në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi.

“Kolegu ynë Fadil Bajrami humbi betejën me Covid-19 në moshë të re. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U preht në paqe!”, ka shkruar Gashi.