Sot ka vdekur Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Krasniqi.
Për vdekjen e saj ka ngushëlluar kanidadati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili tha se nëna Shehide nuk ishte vetëm nëna e heronjve, ajo ishte motivi i tyre.
“Sot e përmot do të mbetesh në kujtesën time si grua malsore që për asnjë moment nuk u dorëzove para sfidave të jetës. Nëna Shehide nuk ishte vetëm nëna e heronjve, ajo ishte motivi i tyre. Edhe sot i kam të freskëta kujtimet kur shkonim në Çabiq me Mujën e shokë të tjerë, në orët e vona, të molisur, e ajo, me tërë familjen, zgjoheshin për të na bërë jetën më të lehtë. Nuk ka anëtar familje në konakun e Bacës Lilë që nuk ishte në shërbim të lirisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







