Vdes në Velipojë i moshuari kosovar

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një i moshuar ka gjetur vdekjen.

Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu. 84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte futur në det.

Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.

Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin.

loading…