QKUK

Vdes në QKUK i mituri që u aksidentua para një jave në Klinë

Si pasojë e aksidentit të trafikut që ka ndodhur më 24 gusht në fshatin Gllarevë të Klinës, dje ka vdekur një i mitur në QKUK, shkruan ballkani.info

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Gllarevë, Klinë 24.10.2020 – 13:20. Si pasoj e aksidentit të  datës 24.10.2020 sot me datën 30.10.2020 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë e viktima mashkull  kosovar i mitur. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.