Klinë

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua që është aksidentuar ditë më parë në Klinë ka vdekur në QKUK.

Në raportin e Policisë thuhet se gruaja ka qenë duke u trajtuar në QKUK me 25.09.2023.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Rixhevë. Klinë /06.09.2023-19:00. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima  femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK me 25.09.2023 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së .

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./Ballkani.info