Lajmi i fundit

Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para rreth dy javësh në Klinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK fëmiu që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në Grabanicë të Klinës.

Aksidenti kishte ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një automjet gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.

“Me datë 07 Shkurt 2024  rrethe orës 17:40  Policia është informuar nga QKUK se  femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

BONUS VIDEO| Në kompleksi Kodra e UÇK-së në Ngucat ndizen flakadanët për Epopenë e UÇK-së, merr pjesë Muharremaj