Vdes në Infektiv 62-vjeçarja, ministria e Shëndetësisë: Kishte Covid-19, por vdiq nga pankreasi

Ditën e sotme ka vdekur paciente 62-vjeçare nga Shkodra e cila ishte bartëse e Covid-19, por ministria e Shëndetësisë bën me dije ishte ishte simptomatike.

Kështu ministria informon se 62-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant.

Po sipas ministrisë, 62-vjeçarja vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, dhe është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID-19, por pa shenja klinike të sëmundjes.

Referuar shërbimit Infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.