Vdes mjeku i njohur epidemiolog Memo Boci

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, mjeku epidemiolog Memo Boci.

Mjeku i njohur vdiq mëngjesin e sotëm, pas komplikimeve të shkaktuara nga avancimi i moshës.

Lajmin për vdekjen e mjekut e ka dhënë doktoresha Siva Bino, e cila vlerëson rolin e tij në luftën me HIV/AIDS dhe thotë se për shkak të kontributit të tij, Shqipëria nuk pësoi katastrofë.