Vdes legjenda e rokut
Në moshën 65 vjeçare ka vdekur Eddie Van Halen.
Valerie Bertinelli, ish-gruaja e Eddie dhe nëna e fëmijës së tij të vetëm, Wolfgang, përmes një telegrami ngushëllimi njoftoi për vdekjen e yllit të rokut, shkruan TMZ,.
Ajo e quajti atë “dashuria ime” dhe e falënderoi që ishte aty në momentet e tij të fundit.
Eddie Van Halen, kitaristi legjendar dhe bashkëthemeluesi i Van Halen, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.
Burime të afërta me yllin e rokut tregojnë se ai vdiq të martën në Spitalin St. John në Santa Monica.
Gruaja e tij Janie, ishte pranë tij së bashku me djalin e tij, Wolfgang, ish-gruan e tij Valerie Bertinelli dhe Alex, vëllain e Eddie dhe bateristin.
