Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi u godit sot nga një veturë në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një këmbësor, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete  dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e  rrethanave të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.